“Nuk ka më kuptim tani”, Rudi Vata për fatet në Shqipëri: Shikoni për kampionatin tjetër

Futbolli në Shqipëri është ende në pritje të vendimt të qeverisë për t’u rikthyer edhe një herë në fushën e lojës. Klubet po vuajnë pasojat financiare të ndërprerjes dhe një rikthim do të sillte një zbutje të humbjeve nga arkat e tyre. Në një kohë kur të gjithë kërkojnë të vazhdojnë aty ku e kanë lënë, Rudi Vata del kundër rrymës dhe është i mendimit që ky kampionat nuk ka më kuptim të rinisë.

 

Në një intervistë në “Syri TV” me gazetaren Enkelejda Zeko, ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi fton krerët e klubeve shqiptare të mendojnë për sezonin e ardhshëm. Sipas tij humbjet financiare do të jenë të mëdha dhe do të krijohet një situatë e vështirë ekonomike, por është humbje kohe të mendohet ende për kampionatin aktual.

Karantina   

“Situata është e pazakontë, kemi disa javë që po kalojmë momente të vështira. Kjo jetë e re që po na implikohet do të jetë edhe për të ardhmen pasi po të shikosh liderët botor flasin që do të jetë një situatë jo stabël dhe do të kemi probleme vazhdimisht. Duhet të jemi të kujdesshëm, kurse për mua ka qenë një situatë e qetë. Por mendoj se në aspektin ekonomik do të kemi probleme të mëdha sidomos në Shqipëri, por njerëzit duhet ta jetojnë jetën pasi është shumë e rëndësishme”.

Sporti e ardhmja në Shqipëri dhe Europë  

“Për ne sporti është shumë i rëndësishëm. Unë mendoj që njerëzit dhe bota po kujdeset dhe ne nuk duhet të bëjmë gabime që mos e përjetojmë. Sporti ka marrë një goditje të madhe në të gjitha drejtimet. Mendërisht të jesh futbollist i mirë dhe të stërvitesh në kushte shtëpia. Në vende si Shqipëria ka për të qenë më e pafavorshme pasi të shikosh klubet shqiptare nuk kanë buxhete efikase pasi nuk kanë fonde të mëdha nga sponsor. Klubet shqiptare do të kenë të vështirë në aspektin financiar. Mendoj që presidentat e klubeve duhet të ulen në tavolinë të përbashkët për të menaxhuar këtë situatë sa më pak shpenzime dhe për të menduar për të ardhmen. Klubet shqiptare duhet të investojnë te brezat e rinj që mund të kemi pas 5 vitesh një brez të mirë nëse ka vëmendje tek talented”.

Rifillimi i kampionatit 

“S’ka kuptim më që të ketë një kampionat normal. Njerëzit të mendojnë për kampionatin e ardhshëm. Duhet menduar për vitin tjetër pasi kjo situatë nuk është e përshtatshme. Po humbin kohë pasi nuk ka asgjë konkrete çfarë mund të ndodhi në të ardhmen. Është normale që klubet të pranojnë që kampionat shkoj si shkoj por të mendojnë për të ardhmen”, ka thënë Rudi Vata./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *