Një seancë stërvitore e veçantë për kuqezinjtë, vizitorë surprizë te Kombëtarja

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë gjatë seancës së sotme stërvitore një vizitë të bukur nga fëmijët e qendrës “Xhonatan”. Një vizitë surprizë që e ka bërë më të veçantë ditën e sotme për lojtarët kuqezinj. Këta të fundit kanë zhvilluar edhe lojëra me fëmijët e pranishëm, duke u munduar kështu që t’ua bëjnë ditën sa më të lumtur dhe duke treguar në këtë mënyrë përkrahje ndaj fëmijëve të prekur nga sindroma down./Sport Ekspres/