Një aventurë që askush nuk e di si do të shkojë, Rei Manaj debuton me Barcelonën B

Transferimi i Rei Manajt te Barcelona B gjatë merkatos së janarit, është e vështirë për t’u përcaktuar nëse ishte një lëvizje e duhur apo jo për sulmuesin shqiptar. Pra nuk mund të thuhet qartësisht nëse është një hap para ose mbrapa për karrierën e tij këtij futbollisti.

E gjitha kjo pasi Barcelona B ndodhet në një kategori më poshtë sesa ku luante Manaj më herët te Albacete, në të tretën e Spanjës. Por nga ana tjetër, një shfrenim i fantazisë është përmbushja e një ëndrre.

Barcelona e parë mbetet objektivi në egon e Manajt, që në deklaratën e parë gjatë prezantimit e ka lënë të nënkuptuar. Luis Suarez është dëmtuar dhe vetë trajneri i katalanasve ka thënë se do të marrë futbollistë nga të rinjtë. Në këto kushte nëse sulmuesi i Shqipëri shënon gjithmonë tek ekipi B dhe bën diferencën, nuk do të ketë asnjë pengesë për të shkuar në skuadrën e Setien. Shansi i parë do t’i jepet që në ndeshjen e radhës, atë që luhet në ditën e nesërme, atje ku Rei Manaj debuton në listën e lojtarëve të grumbulluar dhe i ka mbyllur të gjithë procedurat. /Sport Ekspres/