Në Korçë nis festa, ngrihet trofeu me tifozët

Skënderbeu nuk e ka vrarë shumë mendjen për ndeshjet e fundit të sezonit, sepse e kishte fituar titullin prej javësh, ndërsa në përfundim të ndeshjes së sotme kundër Vllaznisë ka festuar me tifozët.

Është zhvilluar ceremonia e trofeut kampion, i teti në histori, me mijëra tifozë të pranishëm. Festë e madhe për të gjithë futbollistët, duke nisur nga kapiteni Shehi, ashtu si ka pasur ovacione për presidentin Takaj dhe trajnerin Daja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *