Mund të humbasë 6 herë deri në fund, Klopp: Sinqerisht, më vjen për të vjellë kur e dëgjoj

Liverpool është bërë i pandalshëm këtë sezon në Premier League, ku ende nuk ka njohur humbjen e parë. Të kuqtë udhëheqin bindshëm me 16 pikë diferencë nga ndjekësi më i afërt dhe me një ndeshje më pak. Por një gjë e tillë nuk e rrit aspak euforinë për Klopp, i cili në konferencë pas ndeshjes kundër Wolverhampton është shprehur se nuk i sheh fare pikët që e ndajnë nga kundërshtarët. Madje, frazës së një prej gazetarëve se Liverpool-i mund të humbasë 6 ndeshje deri në fund të sezonit dhe sërish të shpallet kampion,trajneri gjerman i është përgjigjur se një ide e tillë e bën për të vjellë.

“Kampionati përfundon në fund dhe jo më parë, kështu që përse duhet të mendojmë për një gjë të tillë. Mund të humbasim 6 ndeshje, mund të vjell kur kur e dëgjoj këtë për të qenë i sinqertë! Më duhej të pyesja se sa pikë përpara ishim saktësisht, kjo është e vërteta.

E harrova vërtet gjatë javës për shkak të numrit të takimeve, nuk mendova për to. Di që do të luajmë të dielën kundër Shrewsbury, të mërkurën ndaj West Ham dhe di gjithashtu se do të luajmë të shtunën. Janë 3 ndeshje në 7 ditë, kaq janë shumë”, ka deklaruar Jurgen Klopp./Sport Ekspres/