Moçka: Kam shënuar dhe më parë, por ky më i veçanti

Ishte heroi i padiskutueshëm i Teutës. Një mundësi dhe një gol për Shpëtim Moçkën. Pa ndeshjes për “Supersport”, portieri i durrsakëve ka komentuar realizimin e një nga golave më të veçantë në kampionat. Nuk ishte hera e parë që shënonte, por më parë kishte realizuar me penallti.

“ Nuk e mendoja që loja të shkonte në këtë mënyrë, por jam i kënaqur qe me golin tim i durova një pikë skuadrës

“Ky që shënova sot është i veçantë sepse e kam shënuar me kokë dhe është i rëndësishëm. Kam shënuar më parë dhe dy gola te tjerë, por me penallti”.

“Faull te goli? Nuk kam vendosur duart te kundërshtari, vetëm kam bërë trehapëshin dhe kam shënuar”.

“Besoj se më mirë është të presësh një penallti sesa të shënosh një gol”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *