Mjaft me tolerime, UEFA shtrëngon fair play financiar!

UEFA nuk ka ndër mend të tolerojë aspak në lidhje me fair play financiar. Përkundrazi, ajo ka vendosur të shtrëngojë dhe më shumë darën, duke imponuar rregulla edhe më të ashpra. Siç ka bërë me dije “Gazzetta dello Sport” në numrin e djeshëm, organi më i lartë drejtues i futbollit në Evropë ka bërë disa ndryshime në rregulloren e fair play financiar që do të hyjnë në fuqi që nga sot. Ndaj të gjithë klubet që duan të marrin pjsë në kupat e Evropës duhet të kenë të qartë se çfarë duhet të bëjnë.

Detyrimi i transparencës – Klubet pjesëmarrëse në kupat e Evropës do të jenë të detyruar të publikojnë në faqet e tyre në internet të gjitha bilancet financiare dhe shpenzimet e kryera për agjentët e futbollit.
Kufizimi i deficitit dhe kontrollet imediate – Me një bilanc të zhbalancuar në merkato përtej 100 milionë eurove, UEFA mund të kryejë kontrolle të menjëhershme dhe të kërojë garanci edhe për vitin pasardhës në respekt të FFP (fair play financiar).

Ndal huazimeve në tentativë – Nuk do të lejohet të blihet një lojtar duke përdorur si mashtrim huazimin. Edhe nëse klubet do të tentojnë ta kanalizojnë në këtë drejtim, UEFA do ta cilësojë në bilanc si blerje direkte.
Ndaj blerjeve “të lehta” mes klubeve të lidhur – Nuk do të lejohet shitja e një lojtari në një klub të lidhur me klubin shitës për ta shkruar atë si një bilanc aktiv në merkato.
Ndaj llogaritjes së të ardhurave para kohe – Nuk do të lejohet përfshirja e të ardhurave nga Champions në bilancin e përgjithshëm përpara se turneu të luhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *