Merr fund, Sukaj ikën nga Partizani

0

Merr fund martesa mes Xhevahir Sukajt dhe Partizanit dhe nuk ka qenë një fund i lumtur.

Sulmuesi shkodran ka kohë që nuk është i kënaqur me hapësirën e paktë te Partizani dhe ditët e fundit ka diskutuar për këtë çështje me drejtuesit.

Diskutimi nuk ka shkuar ashtu si priste Sukaj, i cili nuk konsiderohet më pjesë e rëndësishme e projektit të kuq.

Duke e kuptuar këtë gjë, 30-vjeçari ka vendosur të largohet dhe Sport Ekspres mëson se sot është arritur marrëveshja për prishjen e kontratës.

Sukaj largohet pas dy vitesh si i kuq, me thuajse 30 gola, duke u bërë lojtar kyç, por dëmtimet e kanë penguar shumë pas kthimit nga aventura e shkurtër në Malajzi.

Në qershor Sukaj shënoi golin e fundit europian të Partizanit.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.