Kush është ylli më i ri i kampionatit?

Sytë ishin me të drejtë te Enis Gavazaj dhe Suad Sahiti. Dy sulmuesit e krahut të Skënderbeut janë konsideruar ndër talentet më të mëdhenj të këtij kampionati. I pari ka një mori ofertash mbi skrivaninë e Skënderbeut, ndërsa i dyti është në rritje e sipër, pretendent për t’u shndërruar në një të ardhme të afërt në yllin e skuadrës.

Gjithsesi, ylli i vërtetë i fundjavës, autori i golit të fitores që i shkaktoi humbjen e parë Skënderbeut në këtë kampionat quhet Myrto Uzuni. Jo vetëm goli, ai është realisht kandidat për t’u bërë shumë shpejt një ndër talentet më të rëndësishëm të kampionatit. Laçi pagoi 20 mijë euro për kartonin e tij te Apolonia dhe tanimë me një kontratë 4-vjeçare, klubi pretendon jo vetëm arrijë suksese sportive me të, por në një të ardhme edhe të përfitojë nga shitja e tij.

Kush është Uzuni? Në 3 vitet e fundit ka luajtur me Apoloninë. Një sezon më parë ka shënuar 17 gola në Kategorinë e Parë. Ai luajti për herë të parë 3 vite më parë në Superiore dhe që atëherë la shijen e një lojtari të aftë. Ai, së bashku me Filin, ishin dyshja interesante e Apolonisë, në një sezon ku gjithsesi fierakët nuk arritën do të mbijetonin.

Në Superiore po i bën gjëra si duhet. 14 ndeshje dhe 2 gola, përmisim i ndjeshëm nga javë në javë. Tani është relativisht në formën  e tij më të mirë, ka ritmin dhe forcën e duhur për të qenë protagonist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online