Me qaforen dhe tregon veten pas dëmtimit, Trashi jep mesazhin për tifozët pas humbjes së Tiranës

Lorenc Trashi do të jetë humbja e madhe në derbin e Partizanit që do të ketë ndaj Tiranës. Një dëmtim shumë i rëndë që pësoi ky lojtar ndaj Bylisit, atje ku u largua me barrelë, i ka kushtuar shumë këtij mbrojtësi.

Takimi me Tiranën është humbur, por frika është se do të mbetet jashtë për një kohë më të gjatë. Për momentin është ende herët që të flitet për një konfirmim të tillë, pasi mbetemi në pritje të përgjigjes që vjen nga Partizani në lidhje me këtë çështje.

Trashi ka postuar një foto në “Instagram”, duke u parë me qaforen dhe në gjendjen që ndodhet pas dëmtimit të fundit, ndërsa falenderon tifozët për mbështetjen dhe uron rikthimin e shpejt. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *