Mbyllet mes frikës dhe panikut për sulm terrorist te Izrael-Poloni, Piatek heq festimin me “pistoletë”

Mes panikut dhe frikës së madhe është mbyllur ndeshja mes Izraelit dhe Polonisë, që ka përfunduar në shifrat 1-2. Në fillimin e javës Izraeli u kthye në shënjestrën e sulmeve me raketa nga xhihadistët islamikë palestinezë. Gjendja e jashtëzakonshme u shpall në Tel Aviv.

Të gjitha shkollat u mbyllën dhe banorët u njoftuan që të mos dilnin nga shtëpia. Megjithatë për ndeshjen që do të zhvillohej ndaj Polonisë, vetëm 70 kilometra larg Tel Avivit, në Jeruzalem, u njoftua siguria e plotë.

Në këtë mënyrë u nis edhe Kombëtarja e Polonisë drejt Izraelit. Për të kaluar te një lajm i rremë që mori një bujë të madhe, teksa “Jeruzalemi Post” ka shkruar se sulmi xhihadist do të kryhej gjatë ndeshjes së sotme.

Kjo shkaktoi zhurmë të madhe dhe solli reagimin e zëdhënësit te Polonia, Jakub Kwiatkowski: “Jemi të siguruar nga Federata Izraelite e Futbollit. UEFA na tha që nuk ka asnjë kërcënim. Ky reagim vjen për atë që është shkruar në media”.

Menjëherë është fshirë edhe lajmi i publikuar nga “Jerusalemi Post”. Ndërkohë goli i dytë i polakëve do të vinte nga sulmuesi i Milanit, Piatek. Ky i fundit njihet për festimin me “pistoletë”, por këtë herë nuk kishte “krisma”, pasi siç e kishte premtuar edhe vetë futbollisti më parë, e di më së miri gjendje politike të kundërshtarit dhe nuk do të krijojë polemika. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/RobertB1906/status/1195810245311946752