Lorenc Trashi tregon se kur do të rikthehet: Mos e bëni aq dramatike me Partizanin, i themi Tiranës fjalën e fortë

Lorenc Trashi ka folur për “Supersport” para ndeshjes mes Tiranës dhe Partizanit. Mbrojtësi i të kuqëve nuk mund të jetë i gatshëm për këtë përballje, pas dëmtimit që pësoi ndaj Bylisit. Periudha e rikuperimit mund të shkojë deri në një muaj, për të dhënë sërish kontributin për ekipin e Sormanit. Ndërkohë Trashi ndan një tjetër mendim kur flitet për dorëzimin e Partizanit në luftën për titullin kampion.

“Kam marrë një goditje të fortë në ndeshjen me Bylisin dhe doktorët më kanë thënë që të paktën 3 javë deri në 1 muaj do të qendrojë jashtë fushës. Ky është futbolli dhe prandaj është i bukur. Në derbin e parë ishim 6 pikë larg Tiranës, tani janë ata para. Por nuk jemi ashtu si e kanë bërë të tjerët aq dramatike, që nuk jemi si kemi qenë më parë. Shpresojmë se do të fitojmë dhe të kthejmë gjendjen. Kur të mbarojë kampionati mund të nxjerrim përfundimet tona dhe ne nuk mund ta bëjmë dramatike. Me fitoren sot ndaj Tiranës i themi një fjalë të fortë atyre dhe vijmë fuqishëm”, ka thënë Trashi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *