Lojtari i Kombëtares që drejtohet nga legjenda e Realit: E vështirë te luash te Shqipëria nga Hysaj! Nuk shkova, atje si të luaj në ekip

0

Ivan Balliu është kthyer në një lojtar kyç të Almerias, skuadra e cila drejtohet nga legjenda e Realit, Guti dhe që kërkon ngjitjen në elitën e futbollit të Spanjës. Ndërkohë mbrojtësi shqiptar ka arritur që edhe të shënojë në ndeshjen e fundit, megjithëse nuk shquhet shumë për këtë pjesë.

Në një intervistë të fundit për “AS”, Balliu ka treguar edhe eksperiencën te Kombëtarja. Ajo që pranohet me dëshpërim është se Hysaj është i pazëvendësueshëm, ndërsa luajnë në të njëjtin vend.

“Gjithçka ka filluar të globalizohet, në Shqipëri ka shumë lojtarë që vijnë nga Italia, madje edhe trajneri është i tillë, me një lojë disi më taktike. Trajnimet janë shumë taktike dhe gjithçka bazohet tek to. Në listën e fundit më kanë thirrur, por me problemin e Spanjë ku ligat nuk ndalen dhe kur ka data për Kombëtaret, nuk mund të shkoja.

Mezi kam qenë në skuadër për një muaj dhe të ikja përsëri do të ishte që ta nisja nga e para këtu. Preferova të qendroja, duke folur edhe me Federatën. Përveç kësaj, aty është e vështirë të luash, pasi në Kombëtare është Hysaj që luan për Napolin. Kam folur dhe më lejuan që të qendroja te Almeria. E dinë që Hysaj është i pari dhe unë jam zëvendësuesi i tij”.

Gjithashtu në Spanjë i bëjnë edhe një pyetje të fundit, nëse është e vështirë që të luhet për një vend ku nuk ke lindur apo nuk ke jetuar, ndërsa Balliu shprehet: “Në fund të fundit duhet të jesh profesionist. Familja e babait tim erdhi nga Shqipëria dhe është një nder të luaj me atë Kombëtare në fazat kualifikuese evropiane ose botërore. E marr sikur të jem i angazhuar në ekip. Asnjëherë nuk e kam pyetur veten nëse është e vështirë apo jo. Gjithmonë i marr seriozisht ndeshjet dhe jap 100%”, tha Balliu. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.