Lajmi i fundit/ Taku shtyn kthimin te Skënderbeu, vjen më 20 shkurt

0

Afrim Taku nuk është kthyer më 10 shkurt ashtu siç edhe kishte lajmëruar stafin teknik të Skënderbeut ditë më parë, por e ka shtyrë edhe 10 ditë të tjera. Ky është lajmi më i fundit që është mësuar ditën e djeshme në kampin bardhekuq, teksa Afrim Taku ka lajmëruar së përfundimisht procedura për rinovimin e ‘greencard’ do të zgjasë edhe disa ditë të tjera. Në këtë mënyrë rikthimi në Shqipëri për Afrim Takun do të jetë më 20 shkurt dhe mesfushori në fjalë ka thënë se kjo është data e cila ka prerë edhe biletën e avionit për t’u kthyer në Shqipëri. Deri ditën e djeshme Afrim Taku ka vijuar procedruat e tjera në ambasadë duke dhënë edhe shenjat e gishtave, ndërkohë që pjesa tjetër do të mbyllet në harkun kohor të një jave dhe më 20 shkurt Taku do të jetë në Shqipëri. Ky është lajmërimi më i fundit që kryeqytetasi u ka bërë drejtuesve të klubit bardhekuq dhe kjo do të thotë se Daja duhet të presë edhe disa ditë të tjera për të pasur nën urdhrat e tij një tjetër lojtar titullar për vitin 2017-të, siç është Afrim Takun. Në datën 20 shkurt kur Taku të rikthehet mbushen plot dy muaj që ndodhet larg Skënderbeut dhe menjëherë pas mbërritjes Daja do të shikojë së pari formën që ka lojtari në fjalë. Ndërkohë që Afrim Taku do të mungojë edhe disa ndeshje të tjera, pritet që gjatë ditës së sotme, ose nesër të kthehet Bakari Nimaga, lojtar që mori leje nga presidenti Ardjan Takaj për të udhëtuar drejt Malit, për shkak se kishte mamanë e tij sëmurë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.