Sebino Plaku prezantohet te Kukësi

Sebino Plaku është edhe zyrtarisht i Kukësit. Sulmuesi 33-vjeçar ka firmosur sot për verilindorët, duke u prezantuar nga presidenti Safet Gjici.

Plaku do të jetë pjesë e Kukësit vetëm për kupat e Europës. Sulmuesi i njohur ka luajtur 21 ndeshje në Kupat e Europës, nga Dinamo te Tirana, nga Skënderbeu te Slask e Partizani, ndërkohë që ka shënuar 5 gola me shumë peshë.

Pikërisht për këto të dhëna, por edhe për faktin se tashmë ambientohet shumë lehtë në çdo ekip në Superiore, Plaku është përzgjedhur nga Kukësi, që ka biseduar gjatë me agjencinë EFA, që përfaqëson Plakun, derisa është arritur marrëveshja për ndeshjet e verës.

Nëse Kukësi më pas shkon larg, nuk përjashtohet asgjë, por për momentin plani është që Plaku të qëndrojë deri në fund të aventurës evropiane me nënkampionët, nëse nuk arrihet faza e grupeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *