Kukësi i përgjigjet Skënderbeut, Kamza godet sërish në fund, polemika në barazimin mes Laçit e Flamurtarit

Kukësi tashmë ka marrë rolin e sfiduesit të vetëm të Skënderbeut, pasi ka fituar edhe sot, 4-2 ndaj Teutës. Rezultati tregon për një ndeshje të luftuar, por në të vërtetë Kukësi është vënë në siklet vetëm në fundin e takimit, sepse kryesonte 3-0 deri në minutën e 86-të. Një super gol nga Bakaj zhbllokoi ndeshjen në minutën e 18-të dhe Et’hemi dyfishoi në të 31-tën, ndërsa Teuta protestoi ashpër për një penallti.

Në pjesën e dytë Alijev me devijim nga Hakaj shënoi golin e tretë, ndërsa në minutat e fundit Hila me 11-metërsh dhe Lena në minutën e fundit të kohës së rregullt rihapën gjithçka.

Gjithsesi, sulmet e Teutës bënë që Kukësi të kishte hapësira dhe Alijev në kundërsulm goditi sërish në minutën e fundit shtesë, pas një pasimi të bukur nga Guri.

Pa fitues në Krujë, ku Laçi e Flamurtari u ndanë në barazim 1-1. Bushiç shënoi në pjesën e parë të një sfide shumë të luftuar, ndërsa Rexhinaldo barazoi në pjesën e dytë, pas një penalltie shkaktuar nga Bicaj. Barazim i drejtë në bazë të lojës, por ndërkohë në Vlorë me të drejtë protestojnë. Penalltitë i jepen shumë lehtësisht kundër, por ndaj Laçit të paktën një penallti nuk iu dha Flamurtarit, për dy prekje me dorë në zonë në pjesën e parë. Edhe penalltia e Laçit ishte e dyshimtë dhe mund të mos akordohej, duke parë se sulmuesi i Laçit ishte pozicion jashtë loje dhe gjyqtari pa vetëm faullin me dorë të Bicajt, ndërsa anësori nuk e ndihmoi.

Në Kamzë nuk ndalen së festuari, sepse sot kundër Vllaznisë erdhi një fitore e madhe 1-0, me gol nga Imeraj në minutat e fundit. Një shkëndijë në një ndeshje të dobët dhe me shumë pak raste: sulmuesi shqiptar nga Maqedonia goditi nga distanca dhe një devijim e ndihmoi të shënonte. Vllaznia në krizë, Kamza fluturon.

 

E hënë, më 16 tetor, ora 14:00

Kamza – Vllaznia        1-0

Shënues: Ymeraj 87′

Kamza: Halilaj, Idrizaj, Frashëri, Lelis, Neziri, Fukui, Arrabal, Zefi (Ymeraj 50′), Rezi (Imeri 82′), Mumajesi (Mehmeti 55′), Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Pjeshka, Orelesi, Gurishta, Krymi, Vucaj (Hasani 58′), Bardulla (Tafili 73′), Kalaja, Lika, Ribaj (Kruja 65′). Trajner: Armando Cungu

Kartonë të verdhë: Neziri 26′, Mehmeti 71′ / Krymi 68′

Gjyqtarë: Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Mateo Sadikaj, Klodian Shahini

Delegat: Denis Bastari; Vëzhgues: Besnik Kaimi

EPISODET

19’ Vllaznia pranë golit! Bardulla lëshon një predhë nga distanca, topi përplaset në traversë e shkon jashtë.

Kukësi-Teuta          4-2

Shënues: Bakaj 18′, Et’hemi 32′, Hakaj 82′ aut., Alijev 90’+4 / Hila 86′ pen., Lena 90′

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Alla, Hoxha, Rrumbullaku, Bakaj, Kërkotiç (Idrizi 74′), Ethemi (Alijev 78′), Imami, Kale, Guri. Trajner: Mlladen Milinkoviç

Teuta: Kastrati, Oluasina (Vila 76′), Shkalla, Hrkaç, Hakaj, Bilali, Hila, Lena, Dosti, Çyrbja (peqini 63′), Latif (Beqaj 55′). Trajner: Gugash Magani

Kartonë të verdhë: Koliçi 47′, Bakaj 90’+2 / Çyrbja 40′, Shkalla 65′

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Rejdi Avdo, Nertil Bregasi, Melis Dervishi

Delegat: Astrit Maçi; Vëzhgues: Mhill Shkëmbi

EPISODET

18′ GOL KUKËSI! Spektakël nga Elis Bakaj. Pasi mori një top në të djathtë të sulmit kuksian, sulmuesi lëshon një gjuajtje të mrekullueshme me të majtën, duke e çuar topin në trekëndëshin e largët të mbrojtur nga Kastrati.

32′ GOL KUKËSI! Sulm me shumë lojtarë nga Kukësi, fillimisht Kërkotiç ndalet nga Kastrati, por topi shkon në zonë tek i riu Et’hemi, i cili godet me kokë dhe mposht Kastratin.

39′ Çyrbja ndalet në zonën kuksiane, duket faull për 11-metërsh, por arbitri e mendon ndryshe. Proteston ashpër Teuta dhe ka të drejtë, duke parë pamjet filmike!

Laçi-Flamurtari          1-1

Shënues: Rexhinaldo 54′ pen. / Bushiç 34′

Laçi: Selmani, Ademir (Ejo 65′), Gjoni, Fangaj, Sefgjini, Nika, Jonuzi, Lushkja (Kallaku 61′), Eskerda, Uzuni,  Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Jakovljeviç, Bicaj, Musta, Sidibe, Pollozhani (Mersini 80′), Useini, Zhufo (Kamara 67′), Alvesh (Hoxhaj 85′), Bushiç. Trajner: Shpëtim Duro.

Kartonë të verdhë: Fangaj 14′, Sefgjini 26′ / Pollozhani 26, Siljanovski 49′. Danilo Alvesh 81′

Gjyqtarë: Laver Alla, Devis Korreshi, Marjus Qose, Emirion Sino

Delegat: Alban Tafaj; Vëzhgues: Sazan Velçani

EPISODET

34′ FLAMURTARI GOL! I shkëlqyer Danilo Alvesh, që depërton djathtas, shkon në fundore dhe jep një kros të ulët për Bushiç. Kapiteni nuk fal dhe shënon golin e pestë sezonal!

54′ BARAZON LAÇI! Një kundërsulm i shpejtë i Laçit dhe një kros në zonë ndalet me dorë nga Bicaj, i cili gabon rëndë. Rexhinaldo nga pika e bardhë nuk fal, 1-1.

64′ SHTYLLË BUSHIÇ! Sulmuesi kroat hyn në zonë dhe me të majtën godet direkt, pas një pasimi të bukur nga jashtë zone. Goditja përfundon në shtyllë dhe jashtë. I pafat Flamurtari!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *