Kthehemi në identitet, gati skema 4-1-4-1!

 

Sadiku titullar në sulm, Roshi në krah të djathtë, Grezda i majtë, por edhe Mavraj në qendër të mbrojtjes dhe Agolli në të majtë. Në mesfushë kthehet Kukeli por ndoshta edhe Basha

Anton Cicani

Kristian Panuçi braktis eksperimentin… Në laboratorin e trajnerit italian, “epruveta” nuk ka sjellë rezultatet që priste, ose të paktën, do të duhet kohë që të fermentohet ideja e tij tekniko-taktike dhe, për të mos bërë më shumë konfuzin, pasuesi i Xhani de Biazit do të kalojë te skema tashmë e kolauduar dhe e përdorur në thuajse 50 ndeshje, rreshtimi taktik 4-1-4-1, që shpesh thuhet 4-5-1, duke qenë se “diga” përpara mbrojtjes ose i famshmi “stoper” (quhej dikur) është ai që merr pjesë edhe në aksionet sulmuese. Në këtë rast, figura e tij është Burim Kukeli.

Mungesa e futbollistit me përvojë në atë rol, në transfertën e Alikantes, ka qenë padiskutim një mungesë që ka vendosur në vështirësi Panuçin, që ka ndryshuar edhe skemën. Pikërisht rikthimi i tij sjell edhe qetësi te Panuçi, që në mbrojtje do të gjejë Mërgim Mavrajn, në dyshe me Arlind Ajetin, teksa Veseli pritet të ulet në stol, ashtu si edhe Balliu dhe Memolla, duke i lënë vendin Agollit në të majtë dhe Hysajt në të djathtë. Në mesfushë, ndryshimi mund të parashikojë padiskutim Xhakën, që s’do të jetë, teksa Migjen Basha pritet të marrë vendin e tij, me Memushajn që rikonfirmohet, duke qenë se e njeh mirë lojën italiane.

Sakaq, në mendjen e Panuçit, Grezda vazhdon të jetë titullar, pasi duhet të marrë rolin e mesfushorit të majtë të avancuar, teksa Roshi do të luajë i djathtë. Maja e sulmit, e Armando Sadikut.  Mund të ketë dhe minuta për Ndojn, por vetëm në pjesën e dytë.

Formacioni i mundshëm ndaj Italisë (4-1-4-1)

Berisha

Hysaj Ajeti Mavraj Agolli

Kukeli

Roshi Basha Memushaj Grezda

Sadiku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *