Jo vetëm futboll, në hotelin e Skënderbeut edhe kampionët e Gjermanisë në basketboll

0

Hoteli ku Skënderbeu kaloi ditët para ndeshjes kundër Partizanit të Beogradit, “Crowne Plaza”, është një ndër më të frekuentuarit në Beograd dhe më luksozët. Kushte fantastike, dhoma shumë komode, shërbim shumë i kulturuar dhe qetësi absolute, brenda e jashtë hotelit gjigant. Për koincidencë, pikërisht gjatë ditëve serbe të Skënderbeut, në të njëjtin hotel ka qenë edhe skuadra gjermane e basketbollit, Broze Bamberg. Kampione e Bundesligës gjermane sezonit e shkuar, Broze Bamberg luan sot një ndeshje në Euroligë kundër Crvena Zvezdës, rival direkt për një vend mes 8 më të mirave të Europës, pasi të dyja palët kanë nga 6 pikë, me 2 fitore e dy humbje deri tani, 2 pikë larg kreut të renditjes, që mbahet nga Reali i Madridit dhe Olimpiakosi i Pireut. Lojtarët dhe stafi i Bambergut kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në hotel, duke mos preferuar lëvizjen në qytet, ashtu si Skënderbeu, që është izoluar në hotel që prej së mërkurës në mëngjes deri para ndeshjes.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image