I dalin në mbrojtje trajnerit Nica, tifozët e kanë me lojtarët: Gjobitini dhe mos u jepni rrogat

0

Erzeni po kalon një formë të dobët në Kategorinë e Parë këto javë dhe ajo humbje e fundit ndaj Egnatias solli edh dorëheqjen e trajnerit Stavri Nica. Ky i fundit është një emër i njohur i futbollit shiptar dhe nuk mund të vazhdonte më tej me këto rezultate. Ndërkohë një sjellje jo profesionale erdhi nga një prej lojtarëve të Erzenit, që pas largimit të Nicës nisi ta ironizonte me fjalët: “Tani i del pensioni, mirë që ka ndenjur vetëm 1 muaj në Shijak. Bay bay gjyshi”.

Kjo tregon se ambient dhe marrëdhënia e lojtarëve me trajnerin e tyre nuk ka qenë e mirë, duke sjellë edhe këto rezultate negative. Por tifozët e klubit kanë vendosur t’i dalin përkrahë Stavri Nicës, duke reaguar në faqen e tyre në “Facebook” kundër futbollistëve të Erzenit. Sipas tyre këta të fundit nuk po angazhohen aspak si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje me qëllimin e vetëm largimin e një emri të njohur si Nica. Për këtë arsye, tifozët e Erzenit kërkojnë nga klubi i tyre që të merren masa për lojtarët, madje duke shkuar deri te heqjet e rrogave apo gjobat.

“Një tranjer si Stavri Nica është lluks për çdo ekip me pretendime. Stavri kërkon punë, seriozitet dhe disiplinë,  që ky kontigjent nuk e ka dhe normalisht nuk i është përgjigjur duke mos u angazhuar në takimet e luajtura deri më tani për të arritur këtë qëllim. Pra largimin e tranjerit. Besojmë fort se sanksionet do të jenë të ashpra. Rrogat të mos jepen por edhe të gjobiten për mosangazhim në seancat stërvitore si dhe në këto takime të luajtura. Sezonin e ardhshëm do të dëshironim një ekip 100% të ri me të tjerë lojtarë, larg këtyre emrave që sot po njollosin veten dhe emrin e Erzenit”, kanë reaguar tifozët e klubit të Erzenit./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.