Humbja e katërt radhazi, Shqipëria e basketbollit zhgënjen plotësisht

0

Zero fitore në katër ndeshje. Shqipëria e basketbollit për meshkuj e mbyll me dështim të plot turin para-eliminator të Kampionatit Europian. Disfata më e fundit erdhi këtë të diel në pallatin e sportit “Feti Borova” në Tiranë, ku djemtë kuqezi u mposhtën me rezultatin 86 me 78 nga Danimarka.

Humbja me tetë pikë diferencë erdhi pavarësisht faktit se përfaqësuesja shqiptare zhvilloi paraqitjen më të mirë të këtij edicioni. Megjithatë, nordikët vendosën diktatin e tyre në parket prej periodës së parë.

Momenti më i mirë për kuqezinjtë e drejtuar nga Dukasi, ishte perioda e tretë, e fituar me rezultatin 25-17, duke krijuar idenë se mund të rikthehej në lojë. Por, diferenca me një pikë u thellua në 10-minutëshin e fundit të përballjes.

Shqipëria e mbyll aventurën në para-eliminatoret e Europianit në vendin e fundit të grupit me 3 skuadra, duke bërë që Kombëtarja e basketbollit të ketë dy vjet pa fituar një ndeshje. Në anën tjetër, Danimarka fituese e grupit, por edhe Armenia e vendit të dytë vazhdojnë rrugëtimin e tyre ndërkombëtar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.