Historia e Danel Sinanit, djalit nga Sharri që nuk është… shqiptar

1

Danel Sinani. Kushdo që lexon dhe dëgjon këtë emër mendon menjëherë: “Ky qenka shqiptar”. Origjinën e ka nga Kosova dhe sulmuesi i Dudelanzh e pranon edhe vetë, por tregon se nuk ka asnjë lidhje të, pasi ka lindur në Serbi dhe më pas është zhvendosur në Luksemburg.

Tashmë është 21 vjeç dhe më parë ka qenë pjesë e RFCU Luksemburg. Më pas kaloi te Dudelanzh dhe këtë verë për herë të parë me këtë klub siguroi pjesëmarrjen në grupet e Europa League. Sinani festoi edhe kundër Dritës, kampiones së Kosovës.

Sulmuesi shpërtheu në fazën “play-off”, teksa i realizoi tre gola rumunë ve të Kluzh. Nga ai moment të gjithë nisën diskutimet: “Pse nuk e merr Shqipëria këtë lojtar?”. Gjithsesi vetë Daneli u ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve me intervistën e dhënë për “Telesport”.

“Prindërit e mi kanë lindur e janë rritur në Dragash (Sharr) të Kosovës, por unë kam lindur në Beograd, ashtu si vëllai im Dejvid”, nis rrëfimin e tij Daneli. Më tej ai shton: “Është normale që askush nuk më njeh në Shqipëri, sepse nuk jam shqiptar. E di që të gjithë mendojnë se jam shqiptar, por realisht nuk kam asnjë lidhje me Shqipërinë, jam rritur në Serbi e Luksemburg dhe nuk e di gjuhën shqipe. Isha 5 vjeç kur u transferuam familjarisht në Luksemburg, ndaj kam 16 vite këtu dhe natyrisht jam i lidhur ngushtë me këtë vend, aq sa luaj edhe për kombëtaren e këtij vendi”.

RRITJA E DUDELANZH – “Vitet e fundit shumë gjëra kanë ndryshuar në Luksemburg, për sa i përket futbollit. Mbi të gjitha, njerëzit po investojnë gjithnjë e më shumë në klubet e futbollit dhe federata ka një buxhet gjithnjë në rritje. Klubet po investojnë jashtëzakonisht te futbollistët profesionistë, ose ish-futbollistë profesionistë të nivelit të lartë. Nëse hedh një sy në ekipin tonë, F91 Dudelanzh, ne kemi një organikë shumë më të pasur se klubet e tjera në Luksemburg. Kemi afruar shumë lojtarë me eksperiencë, që na kanë ndihmuar jashtëzakonisht, mjafton të shohësh që Milan Bishevaç, ish-mbrojtësi i PSG-së dhe Lazio-s, luan për ne. Pa këta lojtarë, nuk do kishim shkuar kaq larg. Përveç lojtarëve profesionistë, duhet edhe një trajner i mirë dhe për fat ne e kemi atë.

LUKSEMBURGU – “E njëjta gjë ka ndodhur me kombëtaren. Lojtarët nga Luksemburgu gjithnjë e më shumë po transferohen jashtë, duke fituar eksperiencë dhe duke luajtur në nivele të larta. Federata dëshiron të njihet nga vendet e tjera dhe të paraqitet në nivele të mira, për t’u marrë seriozisht si një rival i përshtatshëm edhe për takime miqësore. Për ta arritur këtë, është investuar gjithnjë e më shumë. Për këtë arsye, po marrim rezultate si barazimi 0-0 në Francë”.

E ARDHMJA – “Në fakt, unë jam ende i ri dhe nuk dua ta humbas shansin që të luaj në grupet e Europa League, ku do të përballemi me emra si Milan, Olimpiakos e Betis. Janë sfida mjaft emocionuese për të gjithë ne, më të rëndësishmet në karrierë, ndaj mendojmë vetëm për to. Çfarë do të ndodhë më pas, nuk e kam vendosur ende, koha do ta tregojë”.

You might also like
1 Comment
  1. vlonjati says

    kujt I plasi …..

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg