Hallaçi zyrtarizon tërheqjen nga futbolli, tashmë i kushtohet karrierës së re

0

Rraman Hallaçi zyrtarizon ndarjen me futbollin e luajtur. Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” ish-kapiteni i Kukësit ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë gjatë karrierës së tij, ku nuk kanë munguar dhe emrat e përveçëm. Hallaçi nuk harron dhe tifozeritë që e kanë mbështetur aq shumë, por në të njëjtën kohë dhe presidentin  Kukësit që i ka dhënë një post të ri si drejtues në qytetin e tij të zemrës siç e quan ai: “Falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan gjatë gjithë karrierës time në futboll. Astrit Maçi ngelet person i veçantë për mua, një karrierë e gjatë, e vështirë, e bukur, ashtu si është vetë futbolli i bukur. Faleminderit të gjithëve për kohën e bukur që kaluam së bashku, në veçanti përshëndes shumë dy tifozeritë më të bukura në Shqipëri Kukësi-Partizani, tani nuk do të luaj më futboll, por do të jem në një rol të ri, atë të zëvendëstrajnerit. Falënderoj shumë zotin president Safet Gjici që më dha mundësinë të jemi përsëri pjesë e skuadrës së zemrës (vendlindjes)Kukësi”, përfundon postimi i Hallaçit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.