Gjilani “pazar” në Superiore, firmos me dy futbollistë

0

Futbolli kosovar është rritur ndjeshëm në vitin e fundit, në shumë drejtime dhe tani i ka hedhur sytë nga Superiorja për të afruar elementë me vlerë që mund ta rrisin akoma dhe më shumë cilësinë. Skuadra e Gjilanit sot ka zyrtarizuar dy afrimet e fundit, që të dy produkte të Kategorisë Superiore.

 

Ansi Nika dhe Brunild Pepa janë prezantuar nga klubi i Gjilanit, që në këtë mënyrë nis ndërtimin e skuadrës për edicionin ardhshëm. Nika ka qenë pjesë e Laçit në edicionin e fundit, ku është aktivizuar në 30 ndeshje, 29 prej të cilave si titullar, si dhe arriti që të shënonte dhe dy gola.

Në anën tjetër sulmuesi Pepa ka dhënë kontributin e tij për skuadrone Lushnjes, ku arriti të shënonte 3 gola në 29 ndeshjet që u aktivizua. Të dy janë lojtarë me shumë eksperiencë dhe mund ta ndihmojnë skuadrën e Gjilanit.

Klubi gjilanas ka paralajmëruar të tjera lëvizje në ditët e ardhshme dhe nuk është aspak çudi që të vijojë përforcimet nga Superiorja.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.