“Gerrad më njeh mirë”, Kamberi i bën të dashurohen te Rangersi: 5 minuta apo 45? Nuk ka rëndësi

0

Te Rangersi kanë nisur të dashurohen me Florian Kamberin. Goli i realizuar në ndeshjen ndaj St Johnson ishte i një klasi të lartë, por do të dhuronte edhe një asist për shokun e skuadrës, Aribo. Në rrjetet sociale tifozët e Rangersit e kërkojnë Kamberin që ta nis ndeshjen gjithmonë nga minuta e parë dhe mos të shihet si zëvendësues.

Gjithashtu edhe në deklaratën pas ndeshjes, Kamberi ka treguar profesionalizëm dhe dashuri për fanellën e re. Kur pyetet në lidhje me minutazhin e pakët që i është dhënë pas transferimit në janar, shprehet thjeshtë se për të nuk kanë rëndësi minutat sesa qendron në fushë, por gjithmonë një mision për të përmbushur.

“Jam i lumtur sepse shënova një gol dhashë edhe asistin e parë për ekipin, por fakteqësisht nuk kemi marrë tre pikët. Gerrard i njeh kualitetet e mia, më beson mua dhe nuk ka rëndësi nëse luaj 45 minuta apo 5 minuta, thjeshtë dua të ndihmoj ekipin.

Por sot nuk kam festuar ashtu siç e planifikova pasi pësuam dy gola dhe askush prej nesh nuk mund të jetë i lumtur me këtë barazim. Unë i respektoj vendimet e trajnerit dhe jam i gatshëm për të luajtur ndaj Bragës në “Europa League”. Koha kalon dhe duhet të fokusohemi atje”, tha Kamberi. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.