Fushtar largohet nga Kamza, destinacioni larg Superiores

0

Ivan Fushtra duket se do të ndahet këtu me Superioren. Tashmë mund të konsiderohet zyrtare, pasi është vetë trajneri Ramadan Ndreu, i cili ka njoftuar se qendërmbrojtësi kroat nuk do të jetë më pjesë e Kamzës për pjesën e mbetur të sezonit. Qendërmbrojtësi ka qenë një nga më të mirët në këto 16 javë, por qëndrimi i tij te Kamza u bë i pamundur. Në një prononcim të fundit në “Supersport” vetë tekniku Ndreu e pranon se tashmë Fushtar është larguar përfundimisht: “Fushtar e kishim të pamundur ta mbanim, pasi ata që janë marrë me futbollin, e dinë se kur një futbollist nuk ka dëshirë të qëndrojë, nuk mund të japë më të mirën. Menduam me presidentin të lihet i lirë. I kemi financat për të kërkuar një tjetër qendërmbrojtës. Shpresojmë që të marrim edhe më të mirë se Fushtar”, u shpreh Ndreu.
Edhe pse u përfol shumë që kroati do të transferohej te Partizani, “Sport Ekspres” mëson se e ardhmja e 28-vjeçarit është larg Shqipërisë. Me shumë gjasa kroati do të transferohet në Singapor, te skuadra e Balistierit, i cili ka trajner kroatin Marko Kraljeviç. Siç bëhet e ditur edhe Kamza nuk ka dalë duarbosh nga ky largim, pasi vetë lojtari i ka depozituar klubit një shumë të konsiderueshme parash për ta lënë të lirë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.