FOTO E VIDEO | Mbi 10.000 tifozë në stadium, skocezët në katër tribuna

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Skocisë do të luhet në orën 20:45, por ajo që bie në sy është se tifozeria mike do të jetë në një numër të madh, aq sa asnjëherë në vitet e fundit. Gjithnjë tifozeria kuqezi është veçuar si ajo tifozeri që nuk e tradhton tifozët, por edhe skocezët sot kanë vendosur që t’i japin një mbështejte të madhe skuadrës së tyre, kjo për faktin se janë më shumë se 2000 tifozë miq që do të jenë në “Loro Boriçi”.

Mbi 9000 tifozë kuqezi do të jenë në këtë takim, një numër mjaft i lartë krahasuar me ndeshjen me Izraelin dhe Jordaninë. Shihet se si rrallë herë të 4 tribunat pas porte janë pozicionuar tifozët miq, të cilët e kanë dizenjuar sipas preferencës së tyre sektorin ku janë vendosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *