Flamurtari në “hall”, ende nuk ka zgjidhje për Kalenë

0

Flamurtari është një ndër ekipet që ka vepruar me kujdes dhe me mend në merkaton e verës. Administratori Sinan Idrizi ka afruar trajnerin kampion Ilir Dajën, por dhe disa lojtarë mjaft cilësorë, Agustin Torasa iu bashku skuadrës së bashku me Elton Kalenë.

Ky i fundit mbetet një probleme për bregdetarët, pasi ende nuk ka marrë lejekalimin nga skuadra e Kukësit. Verilindorët e konsiderojnë si një futbollist nën kontratë dhe nuk kanë ndërmend ta lënë të lirë. Braziliani po stërvitet me kuqezinjtë, por nuk ka luajtur dhe ende nuk ka firmosur. Çështja e tij mbetet e nxehtë me vlonjatët që nuk duan të rrezikojnë.

Ekipi i Flamurtarit po punon ende në merkato. Bregdetarët duan afrimin e Ardian Cuculit në krahun e majtë të mbrojtjes dhe po flasin për afrimin e një qendërmbrojtësi. Daja është i kënaqur me ekipin e tij.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.