Flamurtari e zyrtarizon, Nedeljkoviç prezantohet si kuqezi

Lajmi i publikuar sot nga “Sport Ekspres”, mbi marrëveshjen e Flamurtarit me sulmuesin serb Igor Nedeljkoviç, tashmë është bërë zyrtar nga Flamurtari. Klubi kuqezi e ka prezantuar që sot sulmuesin, i cili ka mbyllur aventurën e shkurtër në Hong Kong, duke u kthyer në Europë.

Në merkaton verore Nedeljkoviç kishte oferta nga Shkëndija, Vardari e Rusia, por zgjodhi milionat nga Hong Kongu, duke firmosur për Pegasus. 26 vjeç, Nedeljkoviç ka goxha eksperiencë, ndërsa në dy sezonet e shkuar shënoi 24 gola në kampionat maqedonas, aty ku e ka pikasur edhe trajneri Shpëtim Duro, i cili nuk ka gabuar asnjë blerje këtë verë. Nedeljkoviç është prezantuar sot në Vlorë dhe prej janarit do të jetë në urdhrat e trajnerit Duro, i cili në këtë mënyrë përforcon një repart që deri tani është mbajtur thuajse tërësisht nga golat e Bushiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *