E pa Tottenhami dhe tani Simeone, shoku i Muriqit: Shkon te Bayerni për 2-3 sezone

0

Vedat Muriqi është sulmuesi shqiptar i momentit, teksa po vazhdon të ketë një formë të jashtëzakonshmë si me ekipin ashtu edhe më përfaqësuesen e Kosovës. Në këto dy ndeshje  të fundit me dardanët,ndaj Çekisë dhe Anglisë, ka arritur të shënojë 2 herë si dhe të japë një pasim për gol. Por nuk mbetet me kaq, sepse sulmuesi shqiptar vrapon shumë edhe kur nuk ka topin në zotërim, duke ushtruar presion mbi kundërshtarët dhe duke ndihmuar ekipin në fazën mbrojtëse.

Pikërisht këto cilësi të tij, kanë bërë që të vlerësohet shumë si nga mediat ashtu edhe nga sportdashësit, madje ka arritur të tërheqë edhe vëmendjen e një prej klubeve më të njohura në Angli. Vëzhgues të Tottenham ishin të pranishëm në Southampton, për ta parë nga afër Muriqin në ndeshjen që Kosova luajti kundër Anglisë. Një vendim ky i ardhur nga vetë trajneri Pochettino dhe shefi i skautëve Steve Hitchen. Mediat britanike kanë bërë te ditur këtë lajm, duke theksuar se Tottenham e sheh futbollistin shqiptar si një zëvendësues të denjë të Harry Kane, në një kohë kur Janssen dhe Llorente janë larguar nga ekipi.

Ndërkohë, ish lojtari i Werder Bremen, Max Kruse, që tashmë është pjesë e Fenerbahçe, e krahason Muriqin me Robert Lewandowskin.

“E krahasoj Vedat Muriqin me Lewandowskin. Medoj se do të transferohet te Bayern Munich për 2-3 sezone”, ka thënë Kruse.

Raportime të tjera sjellin edhe një interesim të ekipit spanjoll, Atletico Madrid, teksa dy zyrtarë të klubit do të ndjekin futbolistin e Fenerbahçes në ndeshjen e radhës të Supërligës turke, në transfertën ndaj Alanyaspor./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.