E “masakrojnë” me pyetje për Zidanin, Deshamp nervozohet në konferencë!

Gazetarët “masakrojnë” trajnerin e gjelave, duke e ngacmuar për faktin që Zizu tashmë është i lirë dhe mund t’i marrë vendin: Mendoj vetëm për Botërorin. Italia jashtë? Verdikti i fushës

0

Zidan largohet nga Real Madridi, lajmi ka shkuar në çdo cep të botës dhe në Nicë merr më shumë volum, duke qenë se do të luhet Francë-Itali dhe në konferencë paraqitet Didier Deshamp. Shumë pyetje për trajnerin e “gjelave” shkojnë në këtë drejtim, nëse do të jetë Zizu pikërisht pasuesi i tij te stoli i bluve, në rast të një dështimi në Rusi. Deshamp e merr me filozofi, por që sigurisht nxehet jo pak dhe bezdisja dallohet në fjalët e tij. “E respektoj vendimin e Zidanit, më i miri i mundshëm. Imagjinoj që ka reflektuar gjatë.

Presion pozitiv ndaj meje? Nuk e di. Më njihni, energjia ime është fokalizuar te Kupa e Botës. Do të jetë më pas një Botëror dhe aty do të shihet. Nuk do të jem unë ai që do t’i dorëzoj çelësat e Francës Zidanit, por presidenti i federatës. Mendoj se Zidan një ditë do të bëhet trajner i Francës, ndërkohë të shijojë këtë moment pushimi me familjen e tij. Ta them vërtet nuk i bëj vetes këto pyetje, nuk ka asgjë që mund të më trazojë qetësinë”.

Italia – Testi me Italinë kalon në plan të dytë. Ja disa konsiderata të Deshampit. Baloteli? “Është një sulmues niveli, vjen nga dy sezone të mira, ka shënuar shumë gola. Eshtë ndër sulmuesit më të mirë në Europë”. Mbi Itali-Arabi Saudite, e para e Mançinit: “Mbeta i habitur se si Arabia e nisi fort dhe vuri në vështirësi axurrët. Italia doli më pas në lojën e saj. Imagjinoj që ndaj Francës do të kenë motivime më shumë”. Sakaq, fakti që Italia nuk do të jetë në Botëror është ai që e prek: “Më vjen keq, duhet pranuar verdikti i fushës. Ne na ka ndodhur disa herë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.