E fundit/ Shkak kartoni i kuq, Kuadrado zihet me Bonuçin gjatë ndeshjes së Juventusit

Juventusi është duke u përballur ndaj Laçios në transfertë ndërsa rezultati është në shifrat 1-1. Minuta e 70 e takimit ka qenë kulminante për përballjen. Kuadrado ka dalë me karton të kuq pasi ka ndërhyrë si lojtari i fundit dhe pasi ka parë VAR-in, arbitri i takimit e ka nxjerrë nga loja.

Madje edhe me pak spektakël, pasi fillimisht ka nxjerrë kartonin e verdhë, por me gisht ka shprehur se nuk do të akordonte atë ngjyrë. Për të nxjerrë menjëherë të kuqin. Ndërkohë Kuadrado po kërkonte shpjegim duke u zgjatur shumë dhe minutat po kalonin, ndërsa vendimi është në formë të prerë.

Juventusit i duhet patjetër fitorja për të kapur kreun dhe kjo ka bërë që Bonuçi të grindet fizikisht me Kuadradon, i cili nuk po pranonte të dilte nga fusha. Për disa sekonda ka zgjatur edhe dueli mes tyre, derisa ka dalë nga fusha. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/pellegrini_fan/status/1203424147990368256

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *