VIDEO/ Mbyllet Lacio-Juventus, spektakël nga arbitri Fabri dhe grindja mes lojtarëve

Juventusi nuk ka arritur të fitojë ndaj Lacios dhe të përfitojë nga gabimi i Interit, për të marrë kryesimin e Serisë A duke humbur 1-3. Bardhezinjtë kanë kaluar të parët në avantazh, me golin e Kristiano Ronaldos pas asistimit fantastik të Dibalës. Barazimi do të vinte nga ana e Luis Felipe me kokë. Kulmi i ndeshjes do të vinte në minutën e 70. Kuadrado ka dalë me karton të kuq pasi ka ndërhyrë si lojtari i fundit dhe pasi ka parë VAR-in, arbitri i takimit e ka nxjerrë nga loja.

Madje edhe me pak spektakël, pasi fillimisht ka nxjerrë kartonin e verdhë, por me gisht ka shprehur se nuk do të akordonte atë ngjyrë, për të nxjerrë menjëherë të kuqin. Ndërkohë Kuadrado po kërkonte shpjegim duke u zgjatur shumë dhe minutat po kalonin, vendimi ishte në formë të prerë.

Juventusit i duhej patjetër fitorja për të kapur kreun dhe kjo ka bërë që Bonuçi të grindet fizikisht me Kuadradon, i cili nuk po pranonte të dilte nga fusha. Për disa sekonda ka zgjatur edhe dueli mes tyre, derisa ka dalë nga fusha. Por bardhezinjtë do të ishin të pafuqishëm, ndërsa Milinkovic Savic gjeti golin e avantazhit. Ndërsa në minutën e 79 do të shpërdoronte një mundësi të artë Imobile nga pika e bardhë, pas dy pritjeve fantastike nga portieri Shezni. Caicedo do të realizonte në sekondën e fundit edhe golin e tretë për të mbyllur gjithçka. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/pellegrini_fan/status/1203424147990368256

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online