E bujshme/ Çfarë krenarie! E thotë prestigjozja “Mirror”, Kumbullën e do edhe ekipi i njohur i “Premier League”

0

Nga Klaudio Ndreca

Një krenari e madhe teksa sheh lojtarë të Shqipërisë që kërkohen nga ekipet më të mira të Europës. Të paktën në rastin e Marash Kumbullës që ka fituar dashurinë dhe interesimin e të gjithëve, duke kërkuar që ta transferojnë në merkaton e verës.

Së fundmi listës së gjatë të Inter, Lacios, Evertonit, Milanit, Napolit që kanë kërkuar mbrojtësin e Kombëtares, i bashkohet edhe një ekip tjetër i njohur. Këtë herë vjen sërish nga “Premier League”, por bëhet fjalë për Arsenalin.

Prestigjozja “Mirror” shkruan se klubi anglez e pëlqen Kumbullën dhe do të tentojë që të fitojë garën me skuadrat e tjera për ta transferuar në verë. Sa do t’ia dalë? Mbetet të pritet, por një gjë është e sigurtë, lojtari kuqezi nuk do të largohet për më pak se 30 milionë euro nga Verona. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.