Dy emrat që do bëjnë shpërthim te Partizani, Dritan Mehmeti flet pas propozimit të Dostit për të marrë ekipin A: Do ishte krenari!

Dritan Mehmeti punon prej vitesh në familjen e Partizanit dhe është një prej atyre njerëzve që e njeh më së miri këtë ambient. Pra duke ditur të gjitha problematikat dhe të mirat që ka kjo skuadër, për t’i përdorur si armë shtesë ndaj kundërshtarëve.

Për këtë arsye figura e njohur e klubit të Partizanit, Edmond Dosti, e ka propozuar emrin e tij për të marrë ekipin A. Në një intervistë për faqjen “Partizani Tiranë”, Mehmeti tregon se kur të mbërrijë kjo ditë, për të do të jetë një krenari e madhe që të drejtojë një skuadër legjendë në futbollin shqiptar. Gjithashtu ka veçuar edhe dy emra nga ekipi B që ka punuar me ta dhe ua njeh mirë aftësitë, Klevin Llanaj dhe Denis Balla, që sipas Mehmetit do të jenë e ardhmja e skuadrës. /Sport Ekspres/

Intervista për “Partizani Tiranë”

Profesor, si i keni marrëdhëniet me trajnerin Sormani?

Marrëdhëniet me trajnerin Sormani i kam shumë të mira madje bisedojmë shumë shpesh duke i sugjeruar ndonjë lojtarë për ekipin e parë dhe informacione për të gjithë lojtarët.

Kemi ndonjë lojtarë të ekipit B që mund të afrohet në ekipin A?

Po, deri tani kam dërguar dy lojtarë dhe shumë shpejtë mund të bashkohen dhe të tjerë.

Cilët janë emrat e lojtarëve që janë bashkuar me ekipin e parë?

Kevin Llanaj(mesfushor) dhe Denis Balla(sulmues) besoj shumë tek ata dhe mendoj që do jenë e ardhmja e Partizanit.

Mund të shikojmë disa lojtar të ekipit B në ekipin e parë në sezonin tjetër?

Po,shpresoj shumë jam duke punuar fort të edukojë elementin e ri për ekipin e parë,duhet të bazohemi tek të rinjtë kjo është e ardhmja.

A ka bërë zgjedhjen e duhur presidenti Gazmend Demi me trajnerin Sormani pasi nënshkroi një kontratë 2 vjet e gjysëm?

Presidenti ka bërë shumë mirë që ka perzgjedhur Sormanin dhe me kontratë afatgjatë sepse çdo trajner do kohen e vet të tregoj vlerat e veta.

Ju ka ofruar Sormani të riktheheni në ekipin e parë në stafin e tij dhe a e synoni që një ditë të merrni drejtimin e ekipit të parë?

Sa i perket afrimit tim tek ekipi i parë nga Sormani mendoj ai e ka stafin e vetë të plotë por gjithmonë nga ne te dy nuk ka munguar bashkëpunimi për të mirën e Partizanit, sa i perket drejtimit të ekipit parë nga une do të ishte vlerësim i madh dhe krenari të drejtoj një legjendë si Partizani unë jam pjesë e Partizanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *