DIREKT/ Laçi dorëzohet, Molde shënon dy herë në pak minuta

EUROPA LEAGUE

RAUNDI I DYTË KUALIFIKUES, NDESHJA E KTHIMIT

LAÇI 0-2 MOLDE (0-3)

Shënues: Aursnes 41′ (pen), Strand 45′

PJESA E PARË

Laçi nuk ka mundur që të surprizojë Molden, që ka siguruar kualifikimin që në 45 minuta e para të zhvilluara në Laç. Edhe pse takimi i parë kishte përfunduar 3-0, norvegjezët kanë arritur të shënojnë dy gola në fundin e fraksionit të parë, në ndeshjen kthimit. Në këtë mënyrë duket një mision i pamundur arritja e një rezultati pozitiv sot për bardhezinjtë.

DIREKT

76′ – Pas një aksioni të gjatë, Bushi tenton, por dhe pse pati mjaft hapësirë nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës.

61′ – Uzuni provon të depërtojë nga e majta, goditja e tij shkon në duart e portierit mik.

45′ -Aursnes  pason për Strand  që me portën e boshatisur nuk e ka të  vështirë të shënojë.

41′ – Aursnes nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë.

40′ – Radas kryen një ndërhyrje të pasaktë në dëm të një prej sulmusve miq dhe gjyqatri akordon 11-metërsh.

38′ – Uzuni ka mundësinë të rrezikojë, por tentativa e tij sësish nuk shkon në kuadrat.

33′ – Lushkja provon nga distanca, nuk është e saktë

30′ – Aursnes provon nga një goditje dënimi, por topi përfundon disa metra larg portës së Selmanit.

20′ – Molde ka rastin e parë të rreikshëm! Pas një pasimi nga e djathta Hugen provon nga distanca, por nuk e gjen dot kuadratin e portës.

10′ – Laçi ka provuar që të dalë disi përpara, por pa mundur që të rreikojë seriozisht portën e nordikëve.

1′- NIS NDESHJA!

Laçi do të luajë ndeshjen e dytë të Europa Leagues kundër Moldes. Takimi i parë u mbyll me rezultatin 3-0 për miqtë. Skuadra kurbinase nuk ia doli të merrte një rezultat surprizues në Norvegji përballë një kundërshtari shumë të fortë.

Në takimin e sotëm, që nis prej orës 17:00, laçianët do të mundohen të bëjnë një paraqitje sa më dinjitoze, pavarësisht se trajneri Besnik Prenga dhe sulmuesi Myrto Uzuni kanë deklaruar se duan të bëjnë mrekullinë, gjasat që diçka e tillë të ndodhë janë thuajse zero.

Për ndeshjen e sotme, numri një i pankinës së Laçit ka ndryshuar skemën. Ai ka rreshtuar ekipin me një 5-3-2. Molde nga krahu tjetër ka vendosur të forcojë mesfushën, pasi ka hedhur në fushën e lojës një rreshtim 4-5-1. Sfida duket se do të jetë e mbyllur për të dy ekipet.

17:00/ Laçi – Molde

Formacionet zyrtare:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *