Demi paralajmëron: E mbani mend Ferencvaroshin?!

0

Partizani ka marrë një barazim pa gola, por me shumë vlera në ndeshjen ndaj Karabak. Një rezultat, që e lë të hapur sfidën e ardhshme. Pas sfidës, për gazetarët e pranishëm në stadium ka folur edhe presidenti i të kuqve, Gazmend Demi.

Ai shprehet i lumtur dhe e vlerëson si një ndeshje të bukur. Beson te kualifikimi. Nuk komenton shumë mbi performancën e parë të trajnerit Lerda.

NDESHJA – “Ishte ndeshje e bukur. Ne patëm rastet tona, por nuk shënuam. Gjithsesi, rezultati ishte i mirë, rritemi në koefiçent. Kualifikimi? Është i hapur, nuk është ndonjë gjë. E mbani mend Ferencvaroshin? Madje ata na bënë dhe gol këtu.”

TRAJNERI – “Ka kohë për të vlerësuar paraqitjen e tij, por mirë ishte (qesh)”, përfundoi Demi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.