“Ci’hero Imobile”/ Mes dramës, golave dhe emocionit! Lacio mund Genoa-n dhe kërkon titullin e Seria A

Lacio vazhdon që të ëndërrojë për fitimin e titullit kampion në Seria A. Pas fitores në ndeshjen direkte ndaj Interit, nuk ka hap të gabuar as në transfertë. Kryeqytetasit kanë mundur në transfertë me rezultatin 2-3 Genoan.

Shumë dramë dhe emocion ka pasur në këtë përballje, që është ndezur në minutat e fundit. Mariusic e paralajmëroi një ndeshje të tillë duke shënuar që në minutën e 2 të takimit. Ndërkohë i përhershmi “Cihero Imobile” i dyfishoi shifrat në të 51.

Ky ishte goli i 25 në kampionat në 27 ndeshjet e zhvilluara për Imobilen, ku përfshihen edhe 6 asist. Padyshim që është makineria më e mirë e golit në Seria A. Por ky nuk do të ishte një udhëtim i lehtë pasi Casata ngushtoi diferencat në të 57 me perfeksionin nga distanca.

Një tjetër perlë erdhi nga Cataldi, që e ndali topin bukur në rrjetë nga goditja e dënimit, duke i çuar shifrat në 1-3. E kur të gjithë prisnin mbylljen e takimit, VAR-i akordoi një penallti të drejtë për Genoan në të 89-ën dhe Strakosha u mposht për herë të dytë. Me shumë ankth është parë Inzagi në minutat e fundit, ndërsa presioni po shtohej edhe nga ndezja e tifozëve. Por në fund Lacio merr tre pikët dhe i afrohet edhe njëherë Juventusit me vetëm një pikë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *