Çfarë futbolli! Shenjat e Toni Kros te goli ndaj Barcelonës, Vinicus: E kishim praktikuar saktësisht në stërvitje

Reali i Madridit ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Barcelonës në “El Clasico”. Një përballje që i ka përmbushur pritshmëritë, duke dhuruar një futboll spektakolar dhe me aksione nga të dy krahët. Fitues dolën madrilenët, teksa goli i parë erdhi nga Vinicius. Toni Kros gjatë pasimit po bënte edhe shenja që sulmuesi të merrte krahun dhe të futej në brendësi të zonës kundërshtare.

Ndërsa në minutën e fundit, Diaz, i sapofutur në lojë dhe me topin e parë të prekur e dërgoi topin në rrjetë. Shumë i lumtur u shfaq në intervistë Vinicus, i cili shprehet: “E dija se momenti im do të vinte dhe kam punuar shumë për të. Asist nga Kroos? Ne praktikuam saktësisht këtë pasim në stërvitje. Jam i lumtur për ne dhe për tifozët tanë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të ecim përpara. Festimi tim? Unë luaj për klubin më të mirë në botë”, tha Vinicus. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *