Bylisi me oreks, kryeson i vetëm

 

Bylis 3

Shënkolli  1

Shënues: Buzi 30’, Zisi 65’, Shoshi 86’ / Danaj 70’

Bylis: Xhorxheviç, Kullira, Shoshi, Limaj, Çukuka, Buzi, Ntepe, Vatnikaj (P. Fejzaj 71’), Luiz Henrikue, Murataj (K. Fejzaj 56’), Zisi (Dhrami 88’). Trajner:  B. Devolli.

Shënkolli: Rin. Danaj, Sad. Danaj, Liçaj, Baku, Luzi, Selaci (Pjetrushi 46’), Mashi, Gega (Çeku 46’), Mirdita, Kulli (Arm. Luzi 60’), Rub.Danaj. Trajner: R.Kulli.

Gjyqtarë: R. Muska, E. Barushi, E. Potomi (Tiranë), H. Llapra (Vlorë)

Vëzhgues: N. Havari (Vlorë)

Delegat: A. Mone (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Buzi 47’, Luzi Henrikue 32’, / Kulli 33’, Arm. Luzi 90’

 

Erjon Saliu

Bylisi fiton me rezultatin 3-1 ndaj Shënkollit modest, në një duel ku ballshiotët kanë qenë larg pritshmërive, dhe meritë në sfidën e djeshme, ka pasur Niko Zisi, i cili ka realizuar një gol mjaft të bukur, por ka dhënë pasimin në golin e parë të Buzit, ashtu edhe ka fituar faull në golin e gjuajtur nga kapiteni Shoshi.  Bylisi tashmë ka dy fitore radhazi dhe është në krye të renditjes së Grupit të Jugut me pikë të plota, duke pritur edhe rezultatin e sfidës së sotme në Pogradec, mes vendasve dhe Tiranës…

PJESA E PARË – Ndeshja nis e bukur, me të dyja skuadrat që luajnë hapur. Nga minuta e parë e deri në të 13’, ballshiotët spostohen në gjysmëfushën e skuadrës mike duke rritur presingun. Por, në të 28’ është Danaj, sulmuesi mik që rrezikon, gjuan bukur, por Xhorxheviç është në detyrë dhe pret e shmang një gol të sigurt. Më pas, janë vendasit që marrin frenat e lojës në dorë. Zisi rrezikon dhe i afrohet golit. Një minutë më vonë është sërish anësori i Bylisit, 21-vjeçari Niko Zisi, i cili depërton nga krahu i majtë, futet në zonë, pason për Buzin që shënon në pozicion të favorshëm, 1-0. Në të 40’ është skuadra vendase që shpërdoron një gol të sigurt. Këtë herë është sërish Zisi që kombinon me anësorin e djathtë, nigerianin Ntepe, i cili shumë afër portës mike nuk shënon! Pas pesë minutave, janë sërish ballshiotët, këtë herë është sulmuesi kryesor Vatnikaj që shpërdoron rastin e radhës. Me avantazhin e ngushtë të vendasve, mbyllet pjesa e parë.

Pjesa e dytë – Në pjesën e dytë, miqtë bëjnë dy zëvendësime, si por të treguar se nuk kishin ardhur në Ballsh për “piknik”, por synonin rezultat pozitiv. Dalin Selaci e Gega, në fushë janë Pjetrushi e Çeku. Loja bëhet interesante, shënkollasit me Ruben Danajn në sulm janë të rrezikshëm, nga ana tjetër Zisi mbetet një pikë referimi për skuadrën ballshiote, po ashtu edhe mesfushori i qendrës, braziliani Luiz Henrikue. Bylisi rrit ofensivën, del Murataj e në fushë Kleo Fejzaj. Ballshiotët gjejnë golin e dytë me anë të Niko Zisit, ndërsa miqtë sërish nuk dorëzohen. Ruben Danaj, duke përfituar edhe nga një mungesë vëmendje e mbrojtjes, shënon dhe ngushton shifrat në 2-1, duke rihapur takimin. Bylisi bëhet më solid, skuadra hidhet në kërkim të golit të tretë, por humbet edhe raste me Vatnikajn, K. Fejzajn. Në një faull të fituar nga Zisi, është Shoshi i cili e merr përsipër ekzekutimin. Kapiteni gjuan dhe topi shkon në rrjetë. 3-1 por Bylisi kërkon sërish gol. Është Dhrami që ka një shans të artë, por finalizimi është në një ditë jo të mirë për ballshiotët. Përfundimisht 3 pikë, me një Bylis që ka ende shumë për të bërë pasi skuadra është ende larg asaj që pret presidenca…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *