Britanikja “The Sun” shkruan për Marash Kumbullën, nxjerr në skemë interesime të reja

Vala e merkatos ka përfshirë si asnjëherë më parë lojtarët e Kombëtares në Europë. Pas konfirmimit të Rrahmanit te Napoli, qendrimit të Hysajt, nxjerrjes në shitje të Keidi Bare e shumë të tjerë, me pikante mbetet situate e Marash Kumbullës.

Mbrojtësi i Veronës është mbrojtësi më i kërkuar në Itali dhe jo vetëm. Në Gjermani skuadra e Lipzig ofroi 13 milion euro. Po aq ka ofruar edhe Man.United nga Anglia se dhe një ofertë diçka më e ulët nga ana e Fiorentinës.Teksa është në vëmendjen e mediave europiane, britanikja “The Sun Football” ka shfaqur në skemë edhe interesime të tjera për mbrojtësin 19 vjeçar.

Sipas tyre, Lampard po këkron te Chelsea në mbrojtës qendror dhe sytë janë nga Kumbulla. Tekniku anglez u ka besuar skuadrën të rinjëve dhe përfshirja e Kumbullës në projekt do të shihej si një vlerë e shtuar për blutë e Londrës. Ende nuk ka një ofertë zyrtare nga klubi londinez por interesimi duket të marrë përmasa serioze./Sport Ekspres/