Bergamo në këmbë, Berisha & Co pranë ëndrrës!

Tifozët do të jenë futbollisti i 12-të, teksa trajneri sheh përqindjet dhe ia vendos më shumë të tijëve

“Kemi 49%  mundësi që të kalojmë”. Xhan Piero Gasperini, trajneri i Atalantës, bëhet gati për sfidën e madhe, atë të kthimit ndaj Borusia Dortmundit. Një sfidë jo si të tjerat, për bergamaskët, teksa i gjithë qyteti është vënë në lëvizje dhe në “Atleti Azzurri d’Italia” pritet që të ketë një audiencë super rekord, përpos faktit që Berisha & Co vijnë nga një moment super. “Përpos krenarisë, mbetet një ndeshje futbolli dhe si e tillë duhet përgatitur. Ka shumë entuziazëm, shumë pritshmëri. Kontorno ka rëndësi deri në një farë pike. Dua që të bëjmë një lojë ashtu si në Gjermani, ku shënuam dy gola të shkëlqyer në një stadium të vështirë… Duhet të marrim masat për Batshuai? Jo, ndoshta Dortmundi duhet t’i marrë masat për Iliçiç. Ata kanë historinë dhe talentin, ne tifozët dhe entuziazmin”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *