Batuta për koronavirusin me tifozin aziatik pas ndeshjes, rrjeti kryqëzon Buffon-in

0

Buffon ishte titullar në takimin e mbrëmshëm kundër Milanit, ndërsa ps ndeshjes është ndalur që të japë edhe autografë për tifozët e tij. Në radhë për të marrë autografin e italianit ishte edhe një mbështetës aziatik. Por Buffon ka vendosur që të shkëmbente dhe një batutë me këtë të fundit ndërkohë që ishte duke nënshkruar në revistën e tij.

“Kujdes nga koronavirusi. Po të vëzhgoj. A je nga Wuhan?”, ishin fjalët që legjenda e portës së Juventusit adresoi për tifozin aziatik. Një shaka e tillë nuk është pritur mirë nga opinion publik, që nuk ka ngurruar aspak të kritikojë Buffon-in, duke i treguar këtij të fundit se shaka të tilla janë padyshim të tepruara e ofenduese dhe nuk mund të bëhen nga një figurë si ai. Kështu papritur portieri italian e gjen veten të kryqëzuar në rrjetet sociale për batutën e tij, duke u bërë në këtë mënyrë protagonist edhe jashtë fushës./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.