Barazim, gola e kartonë të kuq, Laçi ka 7 shpirtra

0

Një super ndeshje ajo e luajtur sot në Laç, mes Laçit e Luftëtarit. Nuk pati fitues, por pati gjithçka tjetër.

Luftëtari kërkonte hakmarrje për eliminimin nga kupa, mori një barazim 2-2 që para ndeshjes do e kënaqte, por pas saj ngjan si humbje.

Gjirokastritët luajtën një ndeshje mjaft të mirë për thuajse një orë lojë, por vetëm kaq. Shkurtaj sapo nisi takimi shënoi, Laçi mbeti me 10 lojtarë që në pjesën e parë dhe Rroca sapo nisi pjesa e dytë shënoi golin e dytë.

Mbaroi? As që bëhet fjalë, Laçi u ringrit si Feniksi dhe dy shkodranë, Shtubina e Nika, rikthyen baraspeshën në minutat 52 e 65. Më pas Luftëtari me 10 lojtarë për naivitetin e Aleksit dhe gjysmë ore betejë, por asnjë gol.

Barazim i drejtë, të dyja skuadrat janë shumë pranë zonës së Europës.

LAÇI – LUFTËTARI      2-2

Shënues: Shtubina 52′, Nika 65′ / Shkurtaj 2′, Rroca 48′

LAÇI: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Bardhi (Lushkja 46′), Eskerda, Nika, Uzuni, Shtubina (Xhixha 70′). Trajner: Gentian Mezani

LUFTËTARI: Ruçi, Toledo (Demo 70′), Jakovljeviç, Beqiri, Jackson, Aleksi, Ramadani (Rapo 60′), Rroca, Bregu, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika

Kartonë të verdhë: Sefgjini 78′ / Toledo 22′, Jakovljeviç 44′, Aleksi 52′

Kartonë të kuq: Fangaj 14′ / Aleksi 65′, Rroca 79′

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Egin Doda, Denis Agaraj, Fation Xhemalaj

GOLAT

2′ Shkurtaj futet në zonë, del i vetëm me portierin dhe nuk fal! Snajper sulmuesi, i cili edhe në Durrës shënoi që në start!

48′ Sërish gol Luftëtari! Rroca godet mjaft bukur nga distanca, pas pasimit nga Abazaj. 0-2!

52′ Gol Laçi. Shtubina me kokë barazon mes polemikave, sepse para golit Behar Ramadani mbeti i shtrirë për një goditje që mori nga Nika.

65′ Gafë e portierit Ruçi, të cilit i ikën topi nga duart dhe Shtubina nuk fal, me portën bosh. Proteston sërish Albano Aleksi, karton i kuq për Luftëtarin!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.