Bakaj pezullohet: Humbet vetëm Laçin, do të jetë ndaj Skënderbeut

Bëri bujë sherri i Elis Bakajt me një grup tifozësh të hënën, me sulmuesin që reagoi ndaj ofendimeve që vinin nga tribuna. Fillimisht një gisht i ngritur ndaj tifozëve, pasuar nga kartoni i kuq, që nervozoi ndjeshëm Bakajn, i cili shpërtheu në një lumë sharjesh ndaj tifozëve.

Gjithsesi, Komisioni i Disiplinës nuk është treguar shumë i ashpër me Bakajn, edhe pse ekzistonte mundësia e një dënimi më të rëndë.

Vetëm 2 ndeshje pezullim, praktikisht një, sepse e dyta do të paguhet, sipas rregullores fantastike të futbollit shqiptar.

Kështu, Bakaj do të mungojë ndaj Laçit në fundjavë, por do të jetë në fushë për superndeshjen kundër Skënderbeut 4 ditë më vonë.

Ndërkaq, Partizani për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe hedhje shishesh kundrejt arbitrave dënohet me gjobë në masën 100.000 lek të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *