Asani: Ja dalim me patjetër në ndeshjen e kthimit

Pas barazimit pa gola të Partizanit ndaj Karabak ka folur Jasir Asani. Ashtu si gjithë sezonin e kaluar, sulmuesi ishte një nga më të mirët edhe ditën e sotme. Shprehet shumë i lumtur për këtë barazim dhe duket i bindur se mund të kualifikohen në Azerbajxhan. Shton se problemet e fushës nga reshjet e shiut i krijuan probleme.

“Ndeshje shumë e vështirë për ne, barazimi është një rezultat i mirë për ne përballë një kundërshtari me emër të madh. Besoj se në ndeshjen e kthimit do ia dalim atje me patjetër.”

“Fusha ndikoi pak nga reshjet e shiut, por ne u përshtatëm dhe dhamë maksimumin. Morëm një barazim dhe në ndeshjen e kthimit, dua ta fitojmë takimin. Ne sulmuesit kemi pasur raste, nëse unë ose Çinari do të shënonin, ndeshja do të ishte shumë ndryshe”, tha Asani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *