Alban Meha firmos në Jordani, së bashku me Gvozdenoviç

0

Ivan Gvozdenoviç shkon në Jordani, për të vijuar karrierën si trajner tek Al Faisali i Amanit, kampion në fuqi i vendit arab, por Shqipëria nuk i ndahet as aty.

Kjo për faktin se serbi do të ketë në ekip edhe Alban Mehën.

Mesfushori nga Mitrovica, pjesë e kombëtares shqiptare për disa vite, ka firmosur javën e shkuar me klubin nga Amani.

Sezonin aktual Meha ka qenë pjesë e Konjasporit, ku u kthye pas dështimit të kalimit në Arabinë Saudite. 31-vjeçari shkëlqeu në kampionatin turk sezonin e shkuar, por e humbi vendin në formacion sivjet, ndoshta edhe si pasojë e konfliktit me klubin, kur deshi të shkonte në Arabi, edhe pse ishte nën kontratë.

Tani Meha zgjedh sërish aventurën arabe dhe Konjaspori e ka lënë të lirë. Meha mund të mos jetë shqiptari i vetëm tek Al Faisali, sepse Gvozdenoviç ka biseduar me disa lojtarë nga Superligës shqiptare ditët e fundit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.