Këtë radhë nuk e pati fajin arbitri, por… Alban Hoxha!
Partizani mundet sërish në Vlorë, edhe këtë radhë 1-0, me Danilo Alvesh që shënoi në minutën e 72-të, duke përfituar nga një gafë e portierit të Partizanit.
Kapiteni i kuq hodhi gabimisht topin me dorë drejt brazilianit, i cili pa u menduar fare goditi fluturimthi dhe shënoi golin e parë personal të vitit, gol shumë i rëndë.
I pafat Hoxha, sepse evitoi disa herë golin gjatë ndeshjes, por e pësoi në fund.
Një ndeshje e bukur sidomos në pjesën e dytë, sepse në të parën të dyja palët u ruajtën shumë. Flamurtari humbi Bicajn për dëmtim dhe debutoi për këtë sezon Franc Veliu, i cili evitoi edhe një gol, me Nurkoviç që u shfaq i pasigurt në dy situata ku nuk kishte aspak rrezik.
Në pjesën e dytë u rrit ritmi dhe Batha goditi traversën, ndërsa Flamurtari i shkoi disa herë pranë golit, derisa stadiumi shpërtheu nga Danilo Alvesh, i cili festoi gjatë, pasi në Vlorë presin gola prej tij, edhe pse jep gjithçka në fushë.
Me pas edhe një shtyllë nga Zhufo dhe mbaroi me kaq, 1-0. Flamurtari merr një fitore të artë, por që nuk e kualifikon ende. Në Tiranë do jetë një tjetër betejë, mes dy skuadrash mjaft cilësore.
LAMURTARI – PARTIZANI 1-0
Shënues: Alvesh 74?
74? – Hoxha gaboin në pasim dhe Alvesh kontrollon dhe godet me të majtën potente duke shënuar.
Flamurtari: Nurkoviç, Mustaj, Bicaj (Veliu 33?), Pollozhani, Siljanovski, Useini, Kamara, Zuka, Danilo Alvesh (Ardit Hoxhaj 83?), Nedeljkoviç (Zhufo 59?), Bushiç.
Të gatshëm: Sali, Deliaj, Kamara.
Partizani: Hoxha, Kalari (Kotobelli 83?), Atanda, Belica, Ibrahimi, Progni, Trashi, Batha, Telushi, Asani (Lukas 68?), Bardhi (Abdurahimi 73?).
Të gatshëm: Xhika, Gojkoviç, Çulum, Ramadani.
Kartonë i verdhë: Pollozhani 28?, Nedeljkoviç 53? , Zuka 62?/ Kalara 44?, Bardhi 46?, Telushi 63?