Ajri i ndotur për shkak të incidentit që ndodhi, ndërpritet menjëherë ndeshja në “La Liga”

0

Ndeshja mes Eibarit dhe Sociedadit nuk do të zhvillohet, ashtu siç edhe pritej. Njoftimi zyrtar ka ardhur duke u ndërprerë kjo përballje, për shkak të cilësisë së dobët të ajrit.

Kjo ndotje ka ardhur pas një zjarri që ka rënë në një landfill, atje ku janë bllokuar edhe dy persona që nuk janë gjetur akoma. Ishte vetë departamenti i shëndetit të qeverisë që ka rekomanduar që të mos zhvillohet asnjë aktivitet sportiv, derisa situata të vijë. Kjo ngjarje ndodhi afër Eibarit në 6 shkurt dhe akoma nuk ka ardhur në vijën e duhur cilësia e nivelit të ajrit. Të dyja palët kanë rënë dakort për mos zhvillimin e kësaj përballje, që do të luhet në një tjetër ditë. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.