24 vite karrierë, 0 gola, 0 asist/ Historia e çmendur e një sulmuesi brazilian që “mahniti” botën

Carlos Henrique Kaiser e njohin në Brazil si futbollisti që nuk dëshironte të luante futboll, një sulmues fals. Dëshira e Carlos ishte që të fitonte para nga futbolli por jo të kontribonte për të. Historia e tij është  e thjeshtë, 24 vite karrierë, 0 minuta në fushë, e për rrjedhojë asnjë gol apo asist. Si është e mundur? Edhe kjo e thjeshtë për tu kuptuar.

Kaiser kishte shumë miq futbollistë dhe menaxherë të cilët e promovonin si një talent të së ardhmes. Në këtë mënyrë klubet shyeheshin të nënshkruanin me të fal reklamës që i bëhëj. Plot 9 klube nënshkruan me të për 24 vit, por asnjëherë nuk zbriti në fushë, me justifikimin se ishte dëmtuar në stërvitjen e fundit.E vetmja herë që ka qenë afër për tu futur në lojë, ishte kur pronari i klubit Brazilian, Vasko de Gama ka kërkuar personalisht që me çdo kusht të futet në lojë.

Gjatë nxehmjes para ndeshjes Kaiser duke mos parë rrugë dalje ka provokuar tifozët kundërshtar e më pas i ka gjuajtur me top. Momenti u pikas nga arbitri që më pas e largoi me karton të kuq pa nisur takimi. Kur e ka pyetur pronari i ekipit se përse reagoi ashtu ai iu është përgjigjur se tifozët ia kanë ofenduar babanë e dytë, e që në këtë rast ishte pronari i klubit. Kjo bëri që pronari t’ia zgjatë kontratën edhe për 6 muaj të tjerë. Dhe kështu Carlos Henrique Kaiser, sot 56 vjeç, hyri në histori si sulmuesi që “mahniti” botën e futbollit me mashtrimet e tij./Sport Ekspres/

Burimi i Informacionit: Kosovari.net