Zytare/ Një zgjidhje për kampionatet në kohën e pandemisë, pa tifozë dhe trajnerët 60-vjeç të rrinë në shtëpi

Një zgjidhje e veçantë vjen nga Argjentina për mënyrën sesi shteti po vë rregullat për të ndaluar përhapjen e Koronavirusit, por nga ana tjetër pa cënuar shumë qytetarët e tij dhe lëvizjen e tyre e pa i vendosur “kyçin” të gjitha aktiviteteve.

Faktikisht kjo pandemi ndodhet në zemër të Europës dhe nuk është përhapur mirë në Argjentinë, që numëron vetëm 56 raste, 5 më shumë sesa Shqipëria. Federata e Futbollit në atë vend ka marrë vendimin që ndeshjet të vazhdohen të luhen, por pa tifozë. Presidenti i kësaj Federate u shpreh se kështu edhe njerëzit që shohin nga televizori mund të argëtoheshin, ndërsa lojtarët kanë sigurinë e kontrollit.

Ndërkohë pjesa më e veçantë është rregulli i shtetit. Të gjithë punojësit mbi 60-vjeç, gratë shtatzana dhe njëkohësisht njerëzit me probleme të tjera shëndetsore që goditen menjëherë nga Koronavirusi, duhet të qendrojnë në shtëpi. Këtu përfshihen edhe tre trajnerë të elitës së futbollit në Argjentinë që nuk duhet të dalin nga shtëpia, pavarësisht se ekipet e tyre do të vazhdojnë garën.

Ata janë Miguel Angel Russo (Boca, 63 vjeç), Julio César Falcioni (Banfield, 63 vjeç) dhe Ricardo Zielinski (Atlético Tucumán, 60 vjeç), por ka edhe raste si Diego Maradona që drejton Gimnasia dhe është 59-vjeç. Pritet të shihet se çfarë vendim do të marrë legjenda e njohur, ndërsa tre trajnerët e sipëpërmendur e kanë të ndalur që të jenë në stadium dhe stërvitje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online